Aksidentohet autobusi në Tiranë, plagosen tre persona, dalin pamjet dhe detajet (VIDEO)

137
0

Një aksident ka ndodhur para pak castesh në tiranë, konkretisht pranë zonës së Saukut, pranë Fakultetit Ekonomik.

Autobusi i linjës në kryeqytet është përplasur me një mjet dhe më pas është kthyer përmbys.

Per pasojë e aksidentit janë plagosur tre persona.

Sipas burimeve, mësohet me dije se shoferi i autobusit të linjës së Krrabës, ka humbur kontrollin dhe autobusi është kthyer përmbys. Autobusi ka marrë para dhe dy mjete të tjera.

Nga kjo ngjarje policia njoftoi se kanë mbetur të plagosur 3 persona, të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 26.03.2023, rreth orës 15:45, në Rrugën e Elbasanit, shtetasi G. Q., 42 vjeç, duke drejtuar autobusin e linjës së Krrabës, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e autobusit dhe si pasojë autobusi ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.

Si pasojë janë dëmtuar 3 shtetas të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Pas testit të alkoolit, drejtuesi i autobusit nuk ka rezultuar nën efektin e pijeve alkoolike.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e ambulancës dhe shërbimet e Policisë.

VIDEO