Policia thotë se Agim Gashi është autori i vrasjes së 41-vjeçarit Elton Javori, ngjarje e ndodhur mesditën e së enjtes në lagjen “16 prilli” në Fier.
Policia është duke ndjekur autorin 35-vjeçar për të bërë të mundur kapjen e arrestimit të tij.
Ndërkaq, janë ngritur pika kontrolli në hyrje dhe dalje të qytetit të Vlorës.
Viktima është qëlluar me dy plumba pistoletë teksa ka hapur deren e makines tip Porsche.
Policia informoi se reth orës 11:00, në lagjen “16 prilli”, është vrarë me armë zjarri shtetasi Elton Javori, 41 vjeç, banues në Fier.
Shërbimet e Policisë, sapo kanë marrë njoftim, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë identifikuar autorin dhe po punojnë për kapjen e tij.
Janë ngritur pika kontrolli në çdo aks rrugor, si dhe vijon intensivisht krehja e zonës.
Ndërkaq, grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorit.’