Del data zyrtare/ Ja kur nisin aplikimet për Lotarinë Amerikane DV 2021

1649
0

Të gjithë ata që janë të interesuar për Lotarine Amerikane Dv 2021 dhe për tu zhvendosur drejt Shteteve të Bashkuara, bëhuni gati.

Muajin e ardhshëm nisin aplikimet për lotarinë amerikane. “Duke filluar nga data 2 tetor 2019 në mesditë 12:00, Ora Ditore Lindore (EDT) (GMT-4) dhe do të mbyllet të martën, më 5 nëntor 2019, në mesditë 12:00 Ora Standarte Lindore (EST)(GMT-5), ju mund të aplikoni për Lotarinë e Vizës së Shumëllojshmërisë”, thuhet në një njoftim të ambasadës amerikane në Tiranë.

Kjo është periudha zyrtare e Regjistrimit Elektronik për Lotarinë DV-2021