Deklaroi se katër turistët rusë u vr anë nga agjenturat, ja cfarë i ndodhi sot profesorit te kriminalistikës

524
0

Profesori i kriminalistikës, Ervin Karamuça, deklaroi dje në një emision se vde kja e turistëve rusë mund të jetë kryer nga agjenturat.

“Një pjesëtar i medias së kronikës ka folur për një informacion jo zyrtar, që 60 vjeçari ka qenë gjeneral. Mua sot më kanë kontaktuar dy gazetare ruse dhe deri diku donin të më intimidonin ku e ke marrë informacionin që ai ka qenë ushtarak.

Nuk e mohonin që ka qenë ushtarak. I thashë zonjë e nderuar, unë jam profesor, edukoj popullin, edukoj rininë. Kërkonin llogari ‘ç’punë keni ju që prishni imazhin e shtetit tonë me një vrasje që mund të jetë aksidentale’.

Unë i thashë detyra ime është të ndriçoj studentët e mi mbi çdo lloj niveli vr asje që ka ndodhur”, tha Karamuca.