Skip to content

Deklarata e fortë e avokatit Spartak Ngjela: Ja kush po i vë zjarret, duan të shpëtojnë kokën nga…

    Sipas Avokatit Spartak Ngjela zjarrvënësit e vërtetë në vend janë ata që janë të akuzuarit e ardhshëm dhe që ende nuk kanë ngecur “në rrjetën” e SPAK.

    Ngjela thotë se kjo ndodh pasi ata duan destabilizimin e vendit që të shmangin ndëshkimin e tyre. Në lojë janë pasuri e madhe e paligjshme që ata kanë frikë mos u sekuestrohet.

    Ngjela nuk flet me emra, por sigurisht e ka fjalën për ata politikanë që i ka shënjestruar gjithnjë.

    Postimi i plotë

    Po të kishte shpejtuar SPAK në arrestimin e të korruptuarëva të lartë, nuk do të kishte zjarre kaq masive sot në Shqipëri.

    l.

    Ata, – të akuzuarit e ardhshëm për korrupsion; ata janë zjarrvënësit e kësaj kohe me zjarre masive.

    Ata, me zjarre masive, duan destabilizimin e shoqërisë, që, me këtë, të  shmangin ndëshkimin e tyre dhe konfiskimin e pasurisë së paligjshme që kanë në zotërim.

    Kjo, në fakt, është dëshira e  mafiozit të kapur, i cili, me krim masiv, kërkon të shpëtojë goditjen penale për krimin që ka kryer.

    Po SPAK, nuk e dinte këtë? Pse u vonua?

    Mafia është Maja e karakterit kriminal të krimit të organizuar.

    Nuk e di SPAK këtë?

    Fakti që SPAK, pasi e deklaron  goditjen e  krimit të organizuar shtetëror në Shqipëri, nuk po kryen arrestime, kuptohet se mafia, – domethënë krimi – do të veprojë me zjarr.

    Ja, kjo është koha.

    SPAK duhet të veprojë!

    Shërbimet, me anë të SPAK- ut, duhet t’ia bëjë të qarë shqiptarëve se cilët janë zjarrvënësit e Shqipërisë.

    ll.

    Kjo është arsyeja urgjente që SPAK tani duhet të fillojë goditjen penale drastike antikorrupsion, me dorë të hekurt, sepse korrupsioni dhe krimi i organizuar do të vijojë aktivitetin kriminal edhe me forma të tjera të goditjes kriminale, për destabilizimin e Shqipërisë.

    Shqiptarët tani po presin nga SPAK goditjen e korrupsionit, pushtuesit kriminal që po i merr frymën shoqërisë shqiptare.

    Shpejt!

    Shpejtësia e goditjes antikrim, kundër një fenomeni kriminal shoqëror me rrënjët e veta në rrethet e larta të shtetit dhe politikës, është domosdoshmëri për suksesin profesional në arritjen e qëllimit final: shkallmimin e krimit të organizuar në Shqipëri.