Deklarata e bujshme: “Ne vitin 2025 Shqiperia do të ketë vetëm 500 mijë banorë”

588
0

Alfred Cako bën pjesë tek ata njerez që nuk besojnë në virusin e ri dhe është kundër bërjes së vaksinës, pasi pretendon se e gjitha bëhet per te ulur numrin e njerezimit ne toke. Gjatë deklarate ne TOp Cannel, Cako paralajmëroi një ‘tkurrje’ të popullsisë botërore.

Në vitin 2025 Shqipëria sipas Cakos do të jetë vetëm 500 mijë banorë, Britania e Madhe 10 milionë banorë, ndërsa reduktim të popullsisë sipas tij do të ketë edhe SHBA-ja. Këto të dhëna ai pretendon se ndodhen në ueb-faqet e OBSH-së (Organizatës Botërore të Shëndetit) në internet.

“Në Shqipëri në vitin 2025 do të ketë vetëm 500 mijë banorë, ndërsa Britania e Madhe parashikohet të jetë 10 milionë banorë. Edhe SHBA-ja do të ketë ulje të popullsisë”, tha Cako.