Deklarata shokuese e Alfred Cakos: Amerikanët rrëmbyen Lulzim Bashën në korrik, ja ku e mbajtën për 9 ditë

227
0

Konspiracionisti Alfred Cako ka bërë një deklaratë “bombë”, pasi pretendon se amerikanët kanë rrëmbyer kryedemokratin Lulzim Basha në korrik tëb këtij viti dhe e kanë mbajtur në një bazë ushtarake nëntokësore në Kroaci për 9 ditë.

Ai tha në emisionin “Glamour Zone” se shumë shpejt pritet që në vendin tonë të shpallet edhe një amnisti, për krimet ekonomike dhe politike. Sipas tij, kjo amnisti do bëhet për të bindur Berishën që të heqë dorë nga plani për marrjen e PD-së, duke qenë se Basha kontrollohet nga amerikanët.

“Mbajeni mend këtë që po ju them unë, që do bëhet një aministi ku do falen një kategori e madhe krimesh ekonomike edhe politike deri në një vit të caktuar, psh. 2013-ën, kur ka qenë Berisha kryeministër. Për t’i bërë një ofertë Berishës që të tërhiqet nga kjo nisma për të marrë PD-në.

Për t’ia lënë Lulit i cili kontrollohet nga amerikanët, të cilët e morën Lulin, ndoshta e kanë rrëmbyer në korrik, dhe e kanë mbajtur 9 ditë në Kroaci në një bazë të tyre ushtarake nëntokë. Gojët e liga kështu thonë që ka ndodhur, tani. Degjo, këto janë, unë i fus si teori konspiracioni sepse unë nuk mund t’u jap atyre fakte me video që ka qenë ai atje. Pozicioni im është delikat në këtë rast kështu që unë që e them nuk flas kot. Por gjithmonë e shoqëroj me këtë shprehje, sipas teorive konspirative. Amerikanët e morën peng, i kanë treguar ndoshta një pjesë të axhendës”, tha Cako.