Skip to content

Degradon sherri, burri shtyn gruan që ‘e tradhtoi‘ me familjarët: Fikeni diskun e prishur!

    Mirela dhe Artani, bashkëshortët që kanë ardhur nga Italia në “Shihemi në Gjyq” janë në prag divorci.  Sipas asaj që shpjegohet në studion e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan, shkak është bërë një pronë e  blerë në Vlorë nga Mirela dhe vëllai i saj, Festimi.

    Rezulton se pronar i saj është vetëm Festimi dhe Mirela ka dalë garant për vëllain. Kjo ka shkaktuar konfliktin mes çiftit pasi Artani e akuzon të shoqen se ka bashkëpunuar me Festimin. Acarimi i toneve  bën që ata t’i kujtojnë njëri-tjetrit veprat që kanë bërë gjatë jetës. Artani thotë se vjehrra e tij s’e përkrah, edhe pse njërin nga kunetërit e ka mbajtur në shtëpi për 15 vjet. Mirela kundërpërgjigjet se ajo ka mbajtur nënën e tij për 20 vjet.

    Artan: Kjo ka dalë garant  për çdo gjë! Këtë gjë bëje burrë se jam garant unë! Më thuaj po ose jo: nëna jote ta pranon që është dyqani im sot? Po apo jo?

    Mirela: Nëna ime do të mbajë djalin, s’do të mbajë dhëndrin! Do të mbajë nga djali!

    Eni Çobani: Moj zonjë ç’është kjo gjë që përdor ti tani?

    Mirela: Do të mbajë djalin znj. Eni, s’do të mbajë dhëndrin!

    Eni Çobani: Moj zonjë, do të mbajë të vërtetën! Jo djalin apo dhëndrin, të vërtetën!

    Mirela: Nuk e thotë të vërtetën!

    Eni Çobani: Nëna juaj?

    Mirela: Nëna ime nuk e thotë!

    Eni Çobani: Pse, për ç’arsye?

    Mirela: Sepse ajo thotë nuk i di llogaritë, nuk e di sa keni paguar!

    Artan: Okej, e hoqëm nënën këtej. Vëllai i Gjermanisë që ka ndenjur 15 vjet tek unë, ka ngrënë dhe ka pirë, i ka çuar nëna ime kapuçinon te koka, e pranon?

    Mirela: Avash ti se unë po bëj 20 vjet që po mbaj nënën tënde në shtëpi në Itali! 20 vjet po i çoj kafenë te  koka!

    Artani shtyn bashkëshorten dhe më pas vijon duke i kujtuar edhe sesi është kujdesur edhe për të atin e saj të sëmurë, por sot nuk e ndien të shpërblyer mirësinë e tij.

    Mirela: Ore e komandon dot veten tënde ti? Me kë po flet ti?

    Artan: Atje! (E shtyn sërish).

    Ardit Gjebrea: Jo me dorë, të lutem!

    Eni Çobani: Ore, 20 vjet kë ke mbajtur?

    Mirela: Nënën e tij!

    Eni Çobani: Po 15 vjet kë ke mbajtur?

    Mirela: Vëllanë tim!

    Eni Çobani: Po ç’është kjo, hotel e ke pasur shtëpinë ti?

    Mirela: Motra e mban vëllain se në emigrim është jeta e vështirë!

    Eni Çobani: Po e mban, por jo 15 vjet!

    Mirela: Edhe 20 vjet do ta mbaja se e kam vëlla, motra nuk e hedh vëllanë poshtë! Edhe vëllait tënd i jam  përgjigjur unë, kam qenë krah i djathtë për ty!

    Artan: Fikeni një çikë këtë disk të prishur, fikeni një çikë! Okej se po e mbajmë Ilirin…

    Eni Çobani: Iliri është vëllai tjetër?

    Artan: Iliri është vëllai tjetër.

    Eni Çobani: Që ka jetuar me ju.

    Artan: Se unë u martova me të gjithë këta, mora vëllanë e kësaj 15 vjet në shtëpi, mora dhe të atin e kësaj për ta mbajtur deri në grahmën e fundit atje….

    Mirela: Babain tim mos e zër me gojë se babai im erdhi për sëmundje, për hall dhe erdhi te djali, pavarësisht se unë isha vajza dhe do t’i përgjigjesha deri në fund babait!

    Eni Çobani: Po mirë, përgjigjju babait deri në fund, por ai po thotë që të tërë të tutë kanë jetuar me ju!

    Artan: Përgjigjju babait deri në fund, nuk të tha kush jo, por më thoni ku kam arritur unë sot që ju kam bërë vetëm mirë juve?/klan/