Decreto flussi: teksti botohet në Fletoren Zyrtare. Ja kur hapen aplikimet

Siç pritej, në Fletoren Zyrtare të datës 17 janar 2021 u botua Dekreti i Kryeministrit i datës 21 dhjetor 2021, i cili përcaktonte kuotat për punëtorët e huaj që mund të hyjnë në Itali për të punuar.

Dekreti përcakton një numër maksimal hyrjesh të barabartë me 69,700 njësi, 42,000 prej të cilave janë të rezervuara për hyrje për arsye pune sezonale.

Në faqen e Ministrisë së Brendshme https://nullaostalavoro.dlci.interno.it tashmë është e mundur përgatitja e aplikimeve, ndërsa për t’i dërguar do të duhet të prisni “ditët e klikimit” të parashikuara nga dekreti. Veçanërisht:

  • aplikimet për punë vartëse josezonale, të vetëpunësuar dhe konvertime mund të dërgohen nga ora 9.00 e datës 27 janar 2022
  • Aplikimet për punë vartëse sezonale në sektorin bujqësor dhe turizëm-hotelierë, aplikimet mund të dërgohen nga ora 9.00 e datës 1 shkurt 2022.

Aplikimet mund të dorëzohen deri më 17 mars 2022 dhe do të trajtohen sipas rendit kronologjik të paraqitjes.

- Advertisement -

Tjetër tërmet në Itali, sërish frikë, shumë njerëz e kaluan natën në rrugë në Campi Flegrei

Frikë në Napoli për një tërmet me magnitudë 4.4, i cili ndodhi në orën 01:25 të natës, me epiqendër në det, pranë Pozzuolit. Shumë njerëz...

Sherr masiv mes 30 emigrantëve në qendër të Romës

Një përleshje masive ka tronditur qendër të Romës, përballë Koloseut, mbrëmjen e së hënës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00 pranë daljes së metrosë...

Nuk pranuan lidhjen e vajzës së tyre me një vajzë, arrestohen 2 prindërit në Itali

Dy prindër italianë të cilët nuk kanë pranuar orientimin seksual të vajzës së tyre 19-vjeçare dhe e kanë mbyllur në shtëpi kanë përfunduar në...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.