Skip to content

Debati në emision/ Ina Zhupa dhe Jul Deda kritikojnë moderatorin: 5 minuta kronikë për Veliajn, keni interesa personale si televizion

    Në emisionin Botërori “Rusi 2018”, në Ora News, u transmetua mbrëmjen e djeshme një kronikë që raportonte se kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ishte shpallur në ‘formacionin më të mirë’ të kryebashkiakëve të botës. Të tilla lajme përgatiten zakonisht në Bashkinë e Tiranës dhe më pas u shpërndahen televizioneve dhe portaleve.

    Por të pranishëm në studio, dy anëtarët e Partisë Demokratike, Ina Zhupa dhe Julian Deda kanë kritikuar drejtuesit e emisionit për hapësirën që i lanë në dispozicion propagandës së Veliajt.

    E para që reagoi ishte zëdhënësja e PD dhe më pas iu bashkua edhe Deda. Ata thanë se televizioni duhet të kishte interesa personale përderisa i la një hapësirë të tillë kryebashkiakut.

    “Nuk e kuptoj se si mund të bësh 5 minuta kronikë për Erion Veliajn. Duhet të keni ndonjë interes personal ju si televizion”, iu drejtua Deda moderatorit Gerti Çarçani, i cili u përpoq të justifikohej duke thënë se kronika nuk ishte më shumë se 2 minuta.

    Edhe të ftuarit e tjerë në studio kërkuan që të ktheheshin te diskutimi për futbollin, duke lënë jashtë debatit Veliajn.