De Biazi: Dua nenshtetesi shqiptare, jam martuar me nje shqiptare

826
0

de biasiTrajner i Kombëtares shqiptare, Xhani de Biazi, i është përgjegjur pozitivisht kërkesës për një intervistë ndryshe për faqen zyrtare të “Tifozave Kuq e Zi”. Intervista është ndërtuar në 10 pyetje për trajnerin, përmes të cilave është bërë një rezyme e punë së strategut italian prej kohës kur ka nënshkruar me Shqipërinë e deri te objektivat e tij me këtë skuadër.

1. A është dashur shumë mund t’ju bindin për të pranuar ofertën për të marrë drejtimin e Shqipërisë?

Le të themi që ishte një eksperiencë që doja te bëja ajo e trajnjerit të një kombëtarje, dhe mundësia e Federatës, më zuri çik në befasi. Në fillim mbeta pak i pasigurtë se ç’duhej të bëja, Por pastaj u hodha në këtë “aventurë” të re me një entuziazëm të madh.

2. Cilët ishin momentet kur jeni penduar pse bëtë këtë zgjidhje dhe momenti që ju bëri krenar për këtë zgjidhje?

Deri më sot nuk jam penduar kurrë për zgjedhjen time, edhe pse në verën e 2013 kam patur një ofertë nga një klub i madh europian… Po luftonim për botërorin e Brazilit dhe kisha marr përsipër një detyrë që doja ta dërgoja në përfundimin e saj natyral. Krenar ndihem kur “djemtë” japin gjithçka që kanë në fushë, pa u kursyer, e duke kushtuar lidhjet e tyre dhe tifozëve tanë. Më duhet të them që në periudhën e fundit kemi dhënë kënaqësi të mëdha me fitoren në Portugali dhe barazimet me Danimarkën e Francën, por edhe me Italinë kemi bërë një figurë mjaft të mirë si në fushë ashtu edhe në tribuna.

3. Tifozët shqiptarë ishin më të shumtë në numër në ndeshjen kundër patriotëve tu në Xhenova, u bëtë xheloz ?

Në Genova kemi treguar se për çfarë jemi te afte me një tifozeri fantastike, dhe ajo çfarë më ka gëzuar më shumë është këndimi i te dy himneve nga tifozeria jonë. Kemi luajtur në shtëpi. Shumë bukur.

4. A e ëndërroni Shqipërinë në botëror dhe një stadium i mbushur me tifozë shqiptarë?

Besoj se në rast se arrijmë të kualifikohemi për kampionatin europian, Shqipëria do ishte kombëtarja me më së shumti tifozë në Francë.

5. Sa ju ndërhyjnë shqiptarët në punën tuaj?

Le të themi që në punën time nuk kam ndërhyrje, e mund të zgjedh lirshëm si mund te bëj për të zgjedhur lojtarët që mund të jenë të vlefshëm për projektin tonë.

6. A dini ndonjë thirrje të tifozave kuq e zi që e bëjnë në stadium?

Po,tashmë besoj se kuptoj, mbase jo fjalë për fjalë, por sensin e sloganeve që ju këndoni në stadiume. O sa mirë me qenë shqiptar! pastaj, Shqipëri Etnike! E ajo që mbase më pëlqen më shumë është : Xhamadani vija vija është Kosova është Shqiperia.

7. Cila ka qenë ndeshja para të cilës nuk keni mundur te flini?

Fle gjithmonë pak në ditë të qeta, para çdo lloj ndeshjeje fle pak e ri-mendoj gjithçka që kemi studiuar e ri-shikoj atë që duhet të bëjmë të nesërmen.

8. Kush është urimi me i mirë që keni marrë pas një ndeshje?

Për mua gjëja më e bukur është të shoh skuadrën që hidhet kah këndi i tifozerisë tonë, sepse e di sa shumë përzemër e kanë të dy palët realizimin e një ëndërre.

9. Mesazhi yt per lojtarët dhe tifozët në prag të ndeshjeve kualifikuese?

Duhet të qëndrojmë me këmbët në tokë, të fluturosh me fantazinë mund të jetë e rrezikshme. Por nëse të gjithë bashkë (lojtarë e tifozë) do jemi të përqëndruar e do duam me të gjithë forcat tona një rezultat pozitiv, në fund mund ta arrijmë. E mund të jetë fitorja e forces së vullnetit.

10. Për fund, mund të na e zbuloni një dëshirë tuajen?

Ah…e di çfare do më pëlqente??? Që miku im Kryeministër të më jepte “Nënshtesinë shqiptare”. Do isha me të vërtetë shumë krenar. Tek e fundit jam martuar me një shqiptare… Kombëtaren kuq e zi, ka 3 vite e pak.