Dasmë indiane në Durrës, çifti ben muajin e mjaltit në qytetin bregdetar

163
0

Një burrë indian dhe një grua norvegjeze janë martuar në Durrës fundjavën e shkuar. Përveçse kanë organizuar ceremoninë, ata kanë vendosur të kalojnë edhe muajin e mjaltit në qytetin bregdetar.

Ndriçim Duka, menxher i resortit që organizoi ceremoninë e pazakontë tha se prenotimi për dasmën është bërë 1 vit me parë dhe organizmi i ambientit është bërë që një dit para.

Ai tregoi se ceremonia ishte tradicionale, e thjeshtë por shumë e organizuar. Pjesë e ceremonisë që zgjaste dy ditë ishin veshjet tradicionale, ushqimin indian madje edhe D.J indian.

Organizatori tregoi se dhëndri erdhi në maj në Shqipëri, u ul me shefin e kuzhinës dhe bëri kërkesat për ushqimin të cilat ne ua plotësuam.

Një nga traditat e bukura zhvillohej pasditen e ceremonisë; kishin një tepsi në mbushur me qumësht dhe petale dhe njerëzit e dhëndrit hidhte unazën kush e kapte i pari. Kjo tregonte epërsinë e partnerit në marrëdhënie.