Kryeministri Edi Rama dhe bashkëshortja e tij Linda, ndodhen në Spanjë pasi kreu i qeverisë shqiptare ka marrë pjesë në Samitin e NATO-s në Madrid. Mbrëmjen e sotme Rama ka ndarë disa pamje nga darka e shtruar kryeministri Pedro Sánchez.
“Me krerët e vendeve të NATO-s në pritjen për darkën e punës së shtruar nga kryeministri i Spanjës, Pedro Sánchez, në Muzeun e famshëm Prado”, shkruan Rama dhe publikon videon me momente para darkës. Bie në sy se dhe vetë ai nuk nguron të nxjerr celularin dhe të shkrepë foto. VIDEO