Skip to content

Dalin shifrat e 24 orëve të fundit për situatën e Covid-19 në vendin tone, njoftimi i fundit

    Shifër shumë e lartë testimesh u shënua 24 orët e fundit, plot 3457, duke identifikuar vetëm 139 raste të reja, njofton  Ministria e Shëndetësisë.

    Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 3457 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 139 qytetarë.

    Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 31 raste në Tiranë, 11 raste në Korçë, 8 raste në Shkodër, Fier, Devoll, 7 raste në Durrës, Skrapar, 6 raste në Gjirokastër, 5 raste në Lezhë, Vlorë, Pogradec, Sarandë, 4 raste në Peqin, 3 raste në Elbasan, Lushnje, Libohovë, 2 raste në Kukës, Mirditë, Berat, Librazhd, Kamëz, Gramsh, Maliq, Këlcyrë, 1 rast në Mallakastër, Tepelenë, Belsh, Poliçan.

    Në 24 orët e fundit janë shëruar 738 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 105,016 që nga fillimi i epidemisë.

    Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 154 pacientë, 12 në terapi intensive, nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.

    Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 5 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19:  2 qytetarë nga Shkodra, 1 qytetarë nga Durrësi,  1 qytetar nga Kavaja,1 qytetar nga Peqini, të moshave 63 – 77 vjeç.

    Statistika (24 Prill 2021)

    Raste të reja ditore        139

    Të shëruar në 24 orë      738

    Të shtruar në spitale      154

    Humbje jete në 24 orë   5

    Testime ditore                3457