Dalin pamjet nga vendngjarja e masakrës në Memaliaj (Video)

335
0

Këto janë pamjet nga ngjarja e rëndë është shënuar në Memaliaj, ku tre persona janë ekzekutuar me breshëri kallashnikovi e ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur rëndë.

Sipas policisë viktimat janë Shyqyri Kalemi, Marsel Çela dhe Gledian Muka. Ndërsa i plagosur rëndë ka mbetur Artur Kalemi.

Dyshohet se objektiv i atentatit kanë qenë Shyqyri Kalemi, ndëesa vëllai i tij Arturi, i cili mbeti i plagosur dhe dy viktimat e tjera, të afërm me familjen Kalemi janë vrarë nga breshëria e plumbave pasi kanë qenë në një tavolinë në lokalin ku ndodhi ngjarja.

Autorët menjeherë pas krimit të rëndë janë larguar me një mjet tip BMË, mjet i cili më pas është gjetur i djegur në fshatin Bejaj të Mallakastrës.

Shyqyri Kalemi është babai i Andrea Kalemit, i njohur ndryshe me emrin Adriatik.

Ekzekutimi mafioz ka dyshime se lidhet me sagën e vrasjeve të Aleksandër Sadikaj dhe Edmond Papës.

Sadikaj, kushuriri i familjes Kalemi u hodh në erë me tritol në mjetin e tij në afërsi të Saukut në qershor të vitit 2022.

Pas kësaj, në Tiranë u vra në një lokal biznesmeni nga Saranda Edmond Papa. Ekzekutimi i tij dyshohet se u krye pasi kishte dyshime të forta se Papa kishte urdhëruar vrasjen e 27-vjeçarit Aleksandër Sadikaj.

Po ashtu, Adriatik Kalemi, i njohur edhe me emrin Andrea, i ka shpëtuar disa atentateve. Në dhjetor të vitit të kaluar ai u plagos rëndë me thikë në burgun e Koridhalosit në Greqi. Gjithashtu në gusht po të vitit 2023 ai i shpëtoi një tjetër atentati me armë zjarri në ishullin Paksos në Greqi ku kishte shkuar me pushime me familjen.

Ndërkohë në janar të këtij viti në zonën e Selitës në Tiranë i plagosur në një atentat mbeti djali tjetër i Shyqyri Kalemit, Zamir Kalemi, i cili u qëllua me breshëri plumbash teksa po ecte me mjetit e tij tip “Smart”./vizionplus.tv