Dalin pamjet, kush ishin dy personat qe i vunë flakën banesës së Klodian Çalamanit? Halla e mateos ngre dyshime per..

45
0

Para pak ditësh banesa ku jetonte Klodian Çalamani, u përfshi nga flakët dhe u shkrumbua e tëra. Ditën e sotme gjatë një emisioni televiziv në ‘News24’ halla e 8-vjeçarit tha se dy djem të rinj që ende nuk janë identifikuar janë ata që i kanë vënë flakën banesës së Çalamanit.

Ajo tha se policia duhet t’i shkojë deri në fund këtij problemi pasi ka patur versione se kanë qenë familjarët e 8-vjeçarit ata që i kanë vënë flakën banesës, por sipas sa kjo nuk është e vërtetë. Më tej ajo tha se policia ende nuk i ka marrë këto pamje sigurie për të vërtetuar se kush i ka vënë flakën banesës së Çalamanit.

Kishim vënë kamera të enjten në mëngjes për të parë lëvizjet. Klodian Çalamani nuk ka qenë i vetëm . Të hedhësh baltë dhe të akuzosh është shumë e rëndë. Fakte konkrete nuk kemi, është thjesht dyshim. Me këtë gjë të merren organet kompetente. Ne si njerëz mund të aludojmë dhe të flasim shumë gjëra, ata që janë ekspertë t’i shkojnë kësaj ngjarjeje dhe jo të heshtin. Janë dy persona që me diçka në dorë, pishtarë apo bidonë shkojnë në banesë dhe i vënë flakën. Policia nuk i ka marrë këto pamje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.