Dalin pamjet, ja si do te duken banesat e reja pas termetit (Video)

939
0

Margariti u shpreh se deri tani janë identifikuar 398 hektarë zona rindërtimi.

Ministrja shtoi se është miratuar plani i rindërtimit për tre zona, atë të Kurbinit, Thumanës dhe Shijakut.

Në dy zonat e para do kemi ngritjen e lagjeve të reja ndërsa në atë të Shijaku pallatet e shembura do rindërtohen në të njëjtën hapësirë.

Elva Margariti: “Kemi identifikuar deri tani 398 hektarë zona rindërtimi në të cilat do të ndërtohen 7981 apartamente në banesa kolektive dhe 806 në banesa individuale. Jemi në një sipërfaqe tejet të madhe ku përfshihen 180 mijë metra katrrë rindërtim ku përfshihen edhe objekte publike.

Kemi ecur me programin e rindërtimit me identifikim  e zonave ku tashmë kemi plane të miratuara, janë tre zona të miratuara është Kurbini, zona e parë ajo e Laçit, në bashkinë Krujë është Thumana, një nga zonat më të prekura dhe bashkësinë Shijak që është një nga prekjet më të veçanta në krahasim me dy të mëparshmet pasi kemi një planifikim rindërtimi në zonat ku pallatet janë prishur dhe rindërtohen në të njëjtën hapësirë dhe jo më si në dy zonat e tjera që bëhen fjalë për ngritjen e lagjeve të reja.”

Për sa i përket banesave individuale, Margariti tha se do jenë 3 modele që lidhen me numrin e familjarëve që do jetojnë aty.

Ministrja shtoi se banesat do kenë elementë të jetës së mëparshme si kopshte, veranda e oborre.

Elva Margariti: Janë hartuar 3 modele banesash dhe modelet e banesave lidhen ngushtësisht me numrin e familjarëve që përbëjnë këto familje të cilat do të akomodohen në modelet e tipologjive individuale.

Banesat duhet të jenë sa më lehtësisht të ndërtuara, njëkatëshe, teknologji modulare, duhet të kenë elementë të mëparshëm të jetës së tyre rurale, kopshte të cilat  i rrethojnë si edhe shërbime shtesë si veranda, oborre si edhe rikthimi i ndjesë së komunitetit. Duam që këto banesa individuale ti kthejmë në një lagje ku fryma e komuniteti të jetë me e fortë.

Fokusi ka qenë që ky investim i sotëm të jetë një investim që banorëve të këtyre banesave individuale t’iu kthehet në efiçensë sa më të lartë, një ulje të shpenzimeve, sidomos të energjisë elektrike. Komoditeti ka një kriter tjetër që është jetëgjatësia. Kemi marrë parasysh në të gjithë modelet ato që do sillnin jetëgjatësinë më të lartë të këtyre banesave dhe kemi arritur që këtë kursim ta çojmë në jetëgjatësi prej 70 vitesh. Kursimi i energjisë elektrike i parashikuar është 20-30%.”