Skip to content

Dalin pamje të reja nga tragjedia në Koçan, të rinjtë ikin duke u shtyrë për të shpëtuar (Video)

  • by

Janë publikuar të tjera pamje tronditëse nga tragjedia në diskotekën e Koçanit, ku duket tmerri që përjetuan të rinjtë, teksa nxitonin t’u shpëtonin flakëve. Pamjet e shpërndara nga vendngjarja tregojnë momentet e panikut dhe përpjekjeve të dëshpëruara të të rinjve për të shpëtuar, pasi flakët përhapen me shpejtësi në ambientet e diskotekës.

Nga tragjedia në Maqedoninë e Veriut, humbën jetën 59 persona dhe mbeten qindra të plagosur. Zjarri në diskotekën PULS në Koçan nxori në pah shumë elementë që lidheshin me sigurinë dhe kushtet e funksionimit në lokalet e natës.