Dalin në treg monedhat e reja metalike! Ja cfare ndryhon

3375
0

Banka e Shqipërisë ka njoftuar se fundmi publikun se duke filluar nga data 23 gusht 2021 do të hidhen në qarkullim monedhat metalike shqiptare me vlerë nominale 5 Lekë, 20 Lekë dhe 50 Lekë, me kurs ligjor, emetim i vitit 2020.

“Monedhat metalike, me vlerë nominale 5 Lekë, 20 Lekë dhe 50 Lekë, emetim i vitit 2020, kanë të njëjtën përbërje, pamje, përmasa dhe peshë me emetimin e fundit të këtyre prerjeve.

Ndryshimi nga emetimi i fundit qëndron tek viti i emetimit i shtypur në trupin e monedhës metalike, i cili në monedhat e reja do të jetë “2020”, si dhe tek monedhat metalike të prerjes 5 lekë dhe 50 lekë, drejtshkrimi i fjalëve “LEKË”, dhe “SHQIPËRISË”. Duke filluar nga data 23 gusht 2020, monedhat metalike me vlerë nominale 5 Lekë, 20 Lekë dhe 50 Lekë, me kurs ligjor, emetim i vitit 2020, do të përdoren si mjet pagese paralelisht me të gjitha monedhat metalike ekzistuese në qarkullim të këtyre prerjeve, emetime të viteve të mëparshme” njofton Banka.