Dalin fotot/ Kjo është edukatorja dhe ky është vendi ku humbi jetën fëmija 3-vjeç!

139
0

Dalin fotot e edukatores dhe vendit ku humbi jetën fëmija 3-vjeç në kopështin në Fier.

Sipas dëshmive të punonjësve të kopshtit, fëmija është mb ytur me lidhësen e kapuçit të xhupit teksa po përpiqej që të merrte çantën.

3-vjeçari është përpjekur që të marrë çantën që ndodhej në varëse, për këtë ai ka hipur në dollapët që ndodheshin tek kopshti por kur ka tentuar të zbresë kapuçi i ka ngelur në varëse.

Fëmija është gjetur pa shenja jete nga edukatorja Redina Binjaku. Ndërkohë një ditë më parë familjarët e vogëlushit protestonin dhe kërkonin drejtësi pasi sipas tyre vendi ku thuhet se është humbi jeten fëmija është dyshues. Ata shprehen se aty ka kamera.

Gjykata e Fierit vendosi masën e sigurisë me burg për edukatoren deri në zbardhjen e së vërtetës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.