Dalin detaje nga vrasja e 30-vjeçares së huaj në Tiranë, policia dyshon se i fejuari i saj..

37
0

Detaje të reja mësohen nga vrasja e 30-vjeçares (shtetase e huaj) në Tiranë. Trupi i pajetë i saj u gjet rreth orës 12:55 në rrugën “Gjon Muzaka”, në banesën që kishte marrë me qira.

Gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj mëson se ishin pronarët e banesës ata që njoftuan policinë pasi çifti kishte marrë banesën me qira dhe prej dy ditësh nuk ishin parë më.

Mësohet se prej 10 ditësh çifti i huaj jetonte në këtë banesë. Kur policia u fut në banesë gjeti trupin e gruas së re të pajetë me shenja thike në pjesën e barkut.

Burri me të cilin ajo kishte marrë banesën me qira nuk është gjendur në banesë.

Për policinë ai është autori i dyshuar. Sipas të dhënave ende nuk dihet nga ishin me origjinë, por janë dëgjuar duke folur në gjuhën arabe.

Burri është në kërkim nga policia, por dyshohet se është larguar nga Shqipëria./vizionplus/