Skip to content

Dalin datat e pushimeve dimërore, ja kur mbyllen dhe rihapen shkollat për nxënësit dhe mësuesit

    Nga 23 dhjetori 2024 shkollat do të mbyllen pasi do të nisin pushimet dimërore të cilat janë planifikuar nga Ministria e Arsimit të mbarojnë më 6 janar 2025. Bashkë me fundjavat, të shtuna të dielat, 12 ditë do të zgjasin pushimet e fundvitit në institucionet arsimore, për të rifilluar mësimi date 6 janar 2025.

    Por këto nuk do të jenë pushimet e vetme në shkollat 9-vjeçare. Nxënësit e mësuesit në arsimin e detyrueshëm do të kenë edhe një javë më shumë pushim, pas periudhës së dytë mësimore nga data 31 mars dhe mbarojne ne 4 prill 2025

    Kjo periudhë është konsideruar e nevojshme për të marr energji të reja e për tu përgatitur për në vijim. Por që ky ndryshim në strukturën shkollore nuk prek gjimnazet ku do të kenë pushim vetëm gjatë fundvitit.

    Ky vit mësimor nisi në 9 shtator dhe do të mbarojë më 13 qershor, me përjashtim të maturave të cilat përfundojnë procesin mësimor në 30 maj.