“Daci plak do mish t’njomë”/ Manjani ironizon: Ky të paktën nuk ka vrima tek brekët

868
0

Historia përsëritet në Shqipëri edhe pse në vende të ndryshme, dikur Shkukriu në Dibër, dje Bajrami në Shkodër.
Të dy burra në moshë, me ndikim në politikë dhje polici që ngacmojnë vajza të reja dhe kjo është thjesht maja e ajsbergut.

Rasti i Bajram Qarrit ishte kryefjala ditën e djeshme, pasi për më tepër vajza shtonte se në momentin që ka shkuar për të bërë kallëzim penal, kolegët e ish-policit e kanë sugjeruar që mos ta bënte mediatike pasi ishte vajzë e re.

Një reagim për këtë rast të bërë publik e ka bërë edhe ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani.

Manjani ka postuar edhe njëherë fotot e Qarrit, teksa shkruan:

“Daci plak do mish t’njomë”- thotë një shprehje e vjetër…
Rilindja e (ri)solli në ditët e sotme…

As Mesi (Senida) e as Ronaldo (Ditmiri) nuk e ndaluan dot këtë “Dac plak” Rilindas me inicialet B.Q…

Ky të paktën nuk ka vrima tek brekët….”