Cunami 1,5 metra godet bregdetin italian, sirenat alarmojnë popullatën

Një cunami ka ndodhur në ishullin Stromboli në Itali duke shkaktuar një valë cunami rreth një metër e gjysmë të lartë. Cunami u shkaktua nga një shkëputje e llavës së vullkanit. Alarmet ranë në ishull, por, sipas hetimeve të para nga Mbrojtja Civile, nuk raportohet për dëme.

Cunami ndodhi dje rreth orës 16:20, kur një shkëputje nga rrjedha e llavës së vullkanit Stromboli ka gjeneruar një valë cunami 1.5 metër.

“Në ishull sirenat hynë në veprim për të lajmëruar popullatën. Nga kontrollet e kryera nuk u raportua asnjë dëmtim në njerëz apo sende. Departamenti do të vazhdojë të ndjekë evoluimin e ngjarjes në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet lokale dhe Ingv”, thuhet në njoftimin e mbrojtjes civile italiane.

Related Articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles