Cudira shqiptare/ Trafik i madh në Rinas, qytetarët ecin në këmbë për të kapur avionin

330
0

Shoferët e makinave janë përballur sot me trafik të rënduar në rrugën që të çon për në Aeroportin e Rinasit.

Radhë të gjata makinash, me shoferët që ndalojnë sapo bëjnë pak metra.

Trafiku kilometrik në rrugën e Rinasit ka detyruar drejtuesit e automjeteve dhe pasagjerët e tyre të marrin të tjera masa.

Këta të fundit kanë lënë automjetet dhe kanë dalë jashtë për ta përshkuar rrugën deri në aeroport në këmbë.