Cudira shqiptare/ I gjithë pallati kapet duke vjedhur energjinë elektrike

154
0

Një pallat i tërë i lidhur në mënyrë të paligjshme me rrjetin e furnizimit me energji elektrike është zbuluar në Shëngjin nga autoritetet.

Sipas OSSH bëhet me dije se i gjithë pallati shumëkatësh vidhte energjinë elektrike, ndërsa aktualisht është proceduar subjekti, si dhe është ndërprerë energjia elekrike.

Njoftimi i OSHEE:

Nën drejtimin e Drejtorisë Rajonale OSSH Shkodër, në bashkëpunim me Departamentin e Kontrollit dhe Rikuperimit të Humbjeve, kanë zbuluar dhe proceduar në polici subjektin privat, pasi vidhte energji elektrike në zonën e Shëngjinit.

Nga kontrollet e ushtruara u konstatua një objekt banimi (pallat shumëkatësh), i cili ishte lidhur në mënyrë të paligjshme me rrjetin elektrik të OSSH, duke shkaktuar dëm ekonomik ndaj shoqërisë si dhe vepër penale, bazuar mbi kodin.

Rasti u ndoq në prezencë të uniformave blu, duke ia kaluar më tej për veprime ligjore organeve kompetente.