HomeNewsBiznesÇ’po ndodh, euro...

Ç’po ndodh, euro dhe dollari rriten ndjeshëm nuk kishte ndodhur prej një viti, ja sa u këmbyen

Dollari amerikan është rritur ndjeshëm në tregun e brendshëm valutor.

Sipas të dhënave nga kursi zyrtar i BSh sot një dollar u këmbye në treg me një çmim mesatar prej 112.15 lekë.

Në gjashtë ditët e fundit kalendarike, monedha e gjelbër është forcuar përkundrejt lekut me 1.66 pikë. Sipas të dhënave historike ky është niveli më i lartë që prej 20 dhjetorit të vitit 2017. Ndërkohë që nivelin më të ulët gjatë kësaj periudhe e arriti 17 Prill të 2018-s, kur u këmbye në nivelin 104.31 lekësh.

Sipas ekspertëve financiar, niveli i këmbimit i dollarit është reflektim i forcimit të tij në tregjet ndërkombëtare. Aktualisht euro po këmbehet në tregjet ndërkombëtare në nivelin më të ulët të 12 muajve të fundit.

Ndërkohë Euro vazhdon të fitojë terren ndaj lekut edhe gjatë ditës së sotme. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë një euro u këmbyer me 122.37 lekë, apo rreth 0.23 pikë më shumë se një ditë më parë.  Gjatë kësaj javë, euro është forcuar me gati gjysmë pike në raport me lekun.

Ekspertët argumentojnë se tregu i këmbimit valutor në Shqipëri përcaktohet nëpërmjet raportit të këmbimit të euros me lekun. Këmbimi midis monedhës së përbashkët dhe lekut vendas në përgjithësi është reflektim i faktorëve të brendshëm të tregut, ndërsa niveli i këmbimit të monedha të tjera më lekut janë reflektim i kursit të kryqëzuar.  Në tregjet ndërkombëtare një euro po këmbehet me 1.09 dollarë.

Ndonëse, euro po luhatet në nivelet më të ulëta të vitit në tregjet ndërkombëtare, në tregun vendas ka filluar të rikuperojë pikë ndaj lekut.

Ekspertët sqarojnë se me përfundimin e efekteve sezonale, me prurjet e shtuara nga turistët dhe emigrantet, euro po tenton të kthehet në nivelin e mëparshëm. Situata në tregun vendas paraqitet e qetë, ndonëse aktorët kryesorë në tregun e këmbimit valutorë thonë se aktualisht dy banka të nivelit të dytë po bëjnë konvertim kapitali, me qëllim të transferimit në bankat mëma.

Aktorët presin që në periudhat në vijim volumet e këmbimit do të jenë tepërt të ulëta. Sipas tyre muaji tetor dhe gjysma e muajit nëntor, historikisht, janë konsideruar si muaj të vdekur për sa i përket volumeve tregtare dhe parasë në qarkullim. Monitor

Get notified whenever we post something new!

spot_img

Create a website from scratch

Just drag and drop elements in a page to get started with Newspaper Theme.

Continue reading

E lënduar në shpirt, Hana përballet me babain: Jam në mes të rrugës, më fejove për tri ditë! 

Hane është nënë e katër fëmijëve, por sot është e vetme në mes të rrugës. Ajo ka sjellë në “Shihemi në Gjyq” babain e saj sepse siç shprehet në insertin prezantues të rubrikës të së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan, ai nuk...

Nga neser vjen kthesa e motit, Rreshje shiu dhe rrebeshe.. Ja si pritet të jetë moti këtë javë

Dita e sotme ka nisur e kthjellët, por nga nesër do të kthehen rrebeshet dhe moti i paqëndrueshëm në të gjithë territorin. Këtë paralajmëroi meteorologia Tanja Porja, sipas të cilës temperaturat do të jenë shumë të larta, deri në...

Historia e trishtë e gruas nga Elbasani me trupin e një fëmije 8 vjeç që i shërben nënës së sëmurë

Fati Cara ka lindur me nanizëm. Ajo është 56 vjeçe një grua e vogël me zemër të madhe e cila zgjodhi të mos krijojë familjen e saj, por t’i përkushtohet e t’i shërbejë nënës së sëmurë. 56 vjeçarja me trupin...

Enjoy exclusive access to all of our content

Get an online subscription and you can unlock any article you come across.