Rajoni i Kozanit, në Greqinë veriore, është vendosur në një izolim të ri, për shkak të rritjes së rasteve të koronavirusit.
Mbyllja do të zgjasë deri më 29 tetor. Kjo u njoftua nga Agjencia e Shëndetit Publik. Masat kanë të bëjnë me rreth 150 mijë njerëz: Mbajtja e maskës me detyrim jashtë dhe brenda hapësirave të punës dhe çdo lëvizje jashtë rajonit. Dyqanet, palestrat, parqet, restorantet, kinematë dhe muzetë do të qëndrojnë të mbyllura.