Covid, Italia ndryshon ngjyrën: katër rajone dhe Bolzano në “portokalli”, të tjerët në “të verdhë”

626
0

Nga e hëna 1 shkurt Italia ndryshon “ngjyrat” e parashikuara nga urdhri anti-Covid i Ministrisë së Shëndetësisë. Pesë territore italiane hyjnë në zonën “portokalli”: Rajonet e Pulias, Sardenjës, Sicilisë, Umbrisë dhe Provincës së Bolzanos. Të gjithë të tjerët, gjithsej gjashtëmbëdhjetë, “janë me të verdhë”. Ndalimi i udhëtimit midis rajoneve të përfshira në Dpcm të fundit mbetet i pandryshuar.