“Covid, grip dhe viroza”, flet mjeku Adrian Jorgji: Nëse keni këto simptoma kërkoni ndihmën e mjekut

186
0

Mjeku pneumolog Adrian Jorgji ka folur në lidhje me gripin, Covid dhe virozat e stinës.

Mjeku ka renditur simptomat të cilat duhet të na shqetësojnë e të na bëjnë të kërkojmë ndihmën e mjekut.

Ai ka shtuar se është e vështirë edhe në vlerësimet klinike të ndahet nëse një infektim është nga gripi, viroza e stinës apo edhe Covid-19.

“Rastet janë shtua, është e natyrshme. Deri tani kanë ndihmuar për një situatë jo shumë të agravuar. mendoj që rastet do të shtohen pasi do nisin shkollat, fëmijët dhe studentët dhe kjo do sjellë shtim rastesh dhe paksa përkeqësim të situatës, ky për mua është vetëm fillimi” tha Jorgji për “Kjo Javë”.

I pyetur se kur një person duhet të shqetësohet, mjeku tha “për një temperaturë që zgjat 6-7 ditë pa pushim, për një temperaturë që ka bërë 3- 4 ditë ka ndaluar dhe është kthyer, për një kollë që përkeqësohet, kur shtohet rëndesa në gjoks, ndjesia e mos frymëmarrjes së mirë, lodhja trupore”.