“Covid, Covid, Covid kudo”/ Trump-it i vjen “në majë të hundës”: Pas 4 Nëntorit nuk do dëgjoni më të flitet për të

1169
0

Presidenti i SHBA Donald Trump, duket se betejën për zgjedhjet e ardhshme presidenciale nuk e ka vetëm me kandidatin demokrat Joe Biden, por e ka edhe me virusin Covid-19.

Në deklaraten e tij të fundit Trump tha se tema e koronavirusit është zgjatur shumë dhe se duke filluar që prej 4 nëntorit njerëzit nuk do të dëgjojnë më të flitet për të.

Kujtojmë se diten martë te 3 nëntorit zhvillohen zgjedhjet në SHBA dhe konotacioni i deklaratës së Trump lidhet me fitoren në zgjedhje dhe mposhtjen e virusit.

“Gjithçka që dëgjoj tani, ka të bëjë vetëm me koronavirusin. E kanë zgjatur kaq shumë këtë temë”, u shpreh Trump.

“Nuk mund të flitet për asgjë tjetër vetëm Covid, Covid, Covid kudo. Por nga 4 nëntori, nuk do të dëgjojmë më të flitet për këtë virus. Covid, të lutem mos shko të votosh”, tha Trump.