Covid/ Cfarë pritet të ndodhë në dimër në vendin tonë? Eksperti: Do të jetë një dimër më i ..

292
0

Mjeku epidemiolog, Artan Simaku e parashikon dimrin me një rritje të shifrave krahasuar me vjeshtën, por më të qetë se sa dimri i kaluar, pasi rreth 50 e qytetarëve e kanë kaluar virusin, ndërsa rreth 26 përqid janë vak sinuar me të dy dozat.

“Pritet që të jetë një dimër më i butë dhe më i lehtë se sa dimri që kemi kaluar.”

Deri tani, nuk ka pasur efekte anësore shqetësuese nga vaksinat. Ndërsa në lidhje me ata që kanë humbur jetën edhe pse kanë qenë të vaksinuar, Simaku sqaron se kemi të bëjmë me persona që kanë pasur sëmundje të tjera kronike.

Sipas eksperteve te shëndetësisë, vaksinimi dhe respektimi i masave anti-Covid janë elementet kryesore për mbrojtjen.