Conte flet per vaksinimin e italianeve, ja kur do te filloje

666
0

Italia do që të nise me shpërndarjen e vaksinës kundër COVID-19 në fund të janarit të 2021-ës.

Kështu ka thënë Kryeministri italian, Giuseppe Conte, këtë të hënë në një intervistë për kanalin televiziv La7.

Ai ka shtuar se vaksina nuk duhet këtë moment që të administrohet në mënyrë të detyrueshme, por vetëm vullnetarisht.

Conte ka theksuar se vaksina duhet të jetë fillimisht ne dispozicion për ata më të ndjeshmit dhe ata që janë më të ekspozuar ndaj rrezikut.

Kur është pyetur nëse edhe ai do të vaksinohet, Conte ka thënë: “Definitivisht po”. Ai ka pohuar se kur të nisë shpërndarja e vaksinës ajo do të jetë absolutisht e sigurt.