CNN publikon artikullin: Azil në Amerikë. Gjithçka që duhet të dini…

664
0

Nga Elisa Bajrami
Kur mendojmë për njerëzit që shkojnë në Amerikë për ti shpëtuar rrezikut dhe persekutimit në vendet e tyre, i referohemi termit refugjat. Por ata që po tentojnë të hyjnë në Amerikë përmes kufirit meksikan ka kthyer vëmendjen kombëtare në një lloj tjetër grupi; azilkërkuesit.

Në Shtetet e Bashkuara, aplikimi për azil është një proces krejtësisht i ndryshëm sesa statusi si refugjat. Gjithashtu azilkërkuesit priren të jenë me kombësi të ndryshme nga refugjatët në përgjithësi. Sipas statistikave të Departamentit të Sigurisë Kombëtare, Kina ishte vendi me numrin më të madh të qytetarëve që kërkuan azil në Shtetet e Bashkuara në vitin 2015, pasuar nga El Salvador, Guatemala dhe Egjipti.

Kështu CNN publikon artikullin ku jep disa sqarime: Si është procesi i azilit, si funksionon, ndryshimet nga statusi refugjat dhe për kë zbatohet? Kur njerëzit kërkojnë azil, kërkojnë mbrojtje nga dhuna ose persekutimi në vendin e tyre të origjinës ose. Që dikush të kualifikohet për azil, duhet të përmbushin fillimisht kriteret për përkufizimin e “refugjatit” siç parashikohet nga Akti i Emigracionit dhe Kombësisë.

Nuk duhet harruar ndryshimi midis një refugjati dhe një azilkërkuesi. Statusi i refugjatëve u jepet njerëzve që janë jashtë Shteteve të Bashkuara. Ndërsa Azili u jepet njerëzve që janë tashmë në vend ose kërkojnë hyrje në kufi.

Ka dy mënyra për të kërkuar azil. Nëse dikush ka qenë në SHBA për më pak se një vit, ose kërkon azil në hyrje të kufirit, konsiderohet azil afirmativ. Nëse dikush po përballet me dëbimin nga SHBA ose është kapur duke u përpjekur të hyjë ilegalisht në SHBA, mund të bëjë përpjekje për të kërkuar azil në mënyrë që të qëndrojë. Kjo njihet si azil mbrojtës dhe ka një afat kohor shumë të ndryshëm, që zgjat thuajse sa një gjyq i plotë.

Dokumenti më i rëndësishëm për azilkërkuesit është I-589, aplikimi për Azil dhe mos-largimi. Bëhet fjalë për një pyetësor me 12 faqe, dhe 14 faqe udhëzuese, si dhe kërkesat për informacione të detajuara, mbi moshën, origjinën, fotot, etj. Nëse dikush sapo shkel apo ndodhet në SHBA, mund të ballafaqohet me një problem që do i ndjekë gjatë gjithë procesit të azilit: Sigurimi i një adrese të besueshme, ku do kontaktohen nga departamenti.

Intervista: Pas kërkesës për fotot biometrike, vjen një intervistë me një zyrtar të zyrës së azilit. Procesi i caktimit për këtë intervistë është i vonuar: USCIS i jep përparësi dosjeve më të fundit për të dekurajuar njerëzit e për ti bërë që të tërhiqen. Zakonisht njoftimi për intervistë vjen 21 ditë pas kërkesës. Në intervistë, zyrtari do përcaktojë nëse aplikanti përshtatet me përkufizimin e refugjatit.

Aplikantëve u kërkohet të sjellin të gjitha dokumentet që i kanë grumbulluar gjatë procesit, si dhe gjëra të tjera si certifikatat e lindjes dhe certifikatat e martesës. Disa njerëz mund të zgjedhin të sjellin një avokat. Dhe nëse një aplikant nuk flet anglisht, ata duhet të sjellin përkthyesin, të certifikuar. Sipas USCIS, intervista zgjat rreth një orë. Dhe më pas është pritja…. Pas intervistës, fati i azilkërkuesit është në duart e zyrtarit të Azilit. Sipas USCIS, vendimi mund të vijë brenda dy javëve pas intervistës së azilit. Një miratim, ose “Granti i azilit”, u jep zyrtarisht statusin e azilit dhe u lejon atyre të aplikojnë për Green Card dhe përfitime të emigracionit. Përgjigja jo vjen në formën e një “njoftimi për qëllimin e mohimit”, që përfshin një hapësirë për apelim. Pra duhen plot 180 ditë nga aplikimi deri tek vendimi./ CNN/ Tiranapost.al/shqiptari.net