HomeNewsÇmimi i naftës...

Çmimi i naftës kap shifra rekord, shikoni si pergjigjet Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ditën e sotme në lidhje me çmimin naftës në vend, i cili ka kapur shifra rekord, duke shkuar në 230 lekë.

Rama i ka kthyer përgjigje një komentuesi në faqen e tij në Facebook, i cili pyeste se çfarë po ndodh me çmimin e naftës dhe a ka një kontroll. Në përgjigjen e tij, kryeministri shkruan se bota është në luftë duke ju referuar konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës. Rama shton se Rusia është eksportuesi më i madh i naftës dhe për këtë arsye çmimet po rriten.

Sipas Ramës, Qeveria nuk e kontrollon dot nuk e kontrollon dot çmimin e naftës psi tregu është i lirë, ndërsa atë të energjisë po, prandaj ky i fundit nuk është rritur.

Komentet:

Elion Tahiri: Çfarë po ndodh me çmimin e naftës dhe miellit,  si është e mundur që nuk ka njeë kontroll peër keëto gjera?  S’është e drejtë të rriten çmimet në çdo sekondë,  duhet të keni një zgjidhje për këtë.

Edi Rama: Elion Tahiri po bëhet luftë, luftë prej vërteti,.. kjo po ndodh.  Dhe po te ishte i mundur kontrolli i çmimeve nga qeveria, do e kishte ndonjë qeveri ne Europë, ku çmimet po rriten edhe më  frikshëm se ketu, ndërkohë qe ketu nuk po rritet ende energjia elektrike, pikërisht sepse shteti qe e shet dhe e blen energjinë, ndryshe nga nafta e mielli e tërë të tjerat që shiten e blihen nga privateët, po e mban me dhëmbe kur i thonë llafit, pikeërisht qe të lehtesoje sadopak familjarët!

Qe s’është e drejtë kjo nuk diskutohet, po s’ka si të mos ndodhë në këto kushte alarmi në  të  gjitha tregjet dhe me sanksionet ndaj Rusisë që është eksportuesi më i madh në Europë i gazit, naftës dhe grurit, por ama nga ana tjetër s’ka se si të mos e marrim edhe ne bashkë me tërë të tjerët, një pjesë të barrës së luftës së ukrainasve kundër një agresioni ushtarak mbi shtetin e tyre sovran e demokratik, sepse historia na ka mësuar më shumë se një herë që kush mbyll sytë kur i vjen tjetrit lufta në shtëpinë e vet, shumë shpejt e ka luftën në shtëpinë e tij!

Get notified whenever we post something new!

spot_img

Create a website from scratch

Just drag and drop elements in a page to get started with Newspaper Theme.

Continue reading

Shqiptari bëhet viral në Itali me shpikjen e tij, prodhon këpucët që…

Një këpucë që lidhet vetëm me një gisht, është ideja që lindi nga Alban Ajdini, një 39-vjeçar me banim në Manduria, Itali. 39-vjeçari me origjinë shqiptare ka arritur që të marrë patenten nga Drejtoria e Përgjithshme për mbrojtjen e pronësisë...

Kamera e fshehtë shkon keq, ish-banori i “Big Brother Vip 4” u drejton armën aktorëve (VIDEO)

Një kamera e fshehtë e bërë nga disa aktorë të një formati televiziv ndaj ish-banorit të “Big Brother VIP Albania 4”, Zebërvokit, ka shkuar keq. Në videon e postuar nga formati ‘Andale’, tre aktorët të maskuar si fansa të reperit...

Televotimi i fortë nga Kutia e Pandorës! Ja kush e doli mbrëmë nga BBVIP

Amber është eliminuar mbrëmmë pas një televotimi shumë të fortë, që Gerta vendosi pasi mori kutinë e Pandorës. Në televotim ishte Rozana, dhe Laerti bashke me Valbonën si një banor i vetëm. Publiku vendosi që Amber të linte shtëpinë. “Loja kjo është!...

Enjoy exclusive access to all of our content

Get an online subscription and you can unlock any article you come across.