“Çmendet” shqiptari në Itali, urinon në kazino dhe shkakton dëm prej 50 mijë eurosh

240
0

Kishte shkuar në kazino për të fituar, por nuk shkoi siç duhet për një shqiptar. Ai është vënë në pranga për shkak të veprimeve të tij.

Punonjësit e kazinosë në Tuenno kërkuan ndërhyrjen e policisë për shkak të sjelljes së shqiptarit, fillimisht kur luante në makineri. 42-vjeçari urinoi në një prej tyre, ndërsa pasi u deh me birra nisi të bërtiste si i çmendur dhe të shkatërronte pajisjet dhe mobiljet.

Sipas mediave italiane, dëmi i shkaktuar nuk është i vogël, por rreth 50 mijë Euro. E duke parë situatën u desh ndërhyrja e autoriteteve, por kur shkuan shqiptari ishte larguar.

Falë veprimeve të shpejta mundej që ai të gjurmohej dhe u përpoqën ta ndalonin. Por edhe këtu, shqiptari rezistoi. Ai nisi të hidhte vazot me lule të vendosura rrugëve në mënyrë që policia të mos e ndiqte me makinë. Megjithatë u vu në pranga.

Më pas kur u dërgua në polici, 42-vjeçari sulmoi një prej agjentëve të policisë duke e goditur fort dhe duke e pështyrë në fytyrë.

Shqiptari në fjalë ka edhe precedentë të tjerë penalë, që nga deklarata false ndaj zyrtarëve publike, posedim të drogës për qëllime shpërndarjeje, moszbatim të urdhrave të gjykatave, dhunë seksuale, kërcënime, grabitje, dëmtime, rezistencë etj.

Madje 42-vjeçari vazhdoi me kërcënimet edhe kur po i kryheshin procedurat mjekësore.

“Do t’ua tregoj unë, do t’ju vras. Sapo të dal nga këtu do të bëj të ma paguani duke ju vrarë”, u tha ai agjentëve të pranishëm aty.

Për shkak të ngjarjes, policia ka vijuar me procedurat për heqjen e lejes së tij të qëndrimit.