Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane për rrëmbimin e një 26 vjeçareje dhe djalit të saj 5 vjeçar.
Ndërhyrja e policisë erdhi pas alarmit të ngritur nga bashkëshorti i 26 vjeçares.
33 vjeçari shqiptar ka ruajtur gruan që shoqëronte djalin në kopësht dhe nën kërcënimin e thikës e ka detyruar që të largoheshin.
Më pas i ka lidhur në kyçin e dorës dhe janë larguar me makinë.
Pas rreth gjysmë ore, i shoqi, i alarmuar nga moskthimi i gruas në shtëpi, ka telefonuar policinë.
Policia ka lokalizuar mjetin dhe e ka ndjekur, duke e ndaluar më pas 100 kilometra deri në Trento.