‘Çmendet’ shef Renato, hedh tiganin me vajin e nxehtë, kuzhina kthehet në një katrahurë

1787
0

Qetësia dhe buzëqeshja mundi të ruheshin për aq kohë sa aty ishin të pranishëm fëmijët, por pas ikjes së tyre do të prishej menjëherë.

Gjatë përgatitjeve Shefi i kuzhinës nuk pati mëshirë për askënd, si për të nxjerrë dhe nervin e mëngjesit që e kishte akumuluar brenda vetes, për hir të miqëve të vegjël.

Gatimet u kthyen mbrapsht, pjata të thyera tiganë të përmbysur. Njërit prej konkurrenteve ia hodhi pjatat në trup, Ledjonit ia flaku të gjitha pjatat nga banaku, Kristinës ia mori tiganin me vajin e nxehtë nga duartë duke ia hehdur tutje.

Për një moment kuzhina u kthye në një katrahurë ku enët e kuzhinës gjendeshin në të gjitha cepat e kuzhinës. Kjo gjendje krijoi shumë tension tek konkurrentët.

Gjithçka kishte ndodhur në mëngjesin e ëmbël me fëmijët u fshi e u harruar sa hap e mbyll sytë. Momentet e bukura nuk mund të zgjasin shumë në këtë kuzhinë!