Çmenden grekët/ Atletja më e mirë e tyre është një … shqiptare

503
0

Greqia është një vend ku ka një numër të madh emigrantësh shqiptarë.

Kemi dëgjuar plotë emra që edhe pse nuk janë në vendin e tyre, kanë arritur suksese të mëdha.

Një prej tyre është edhe atletja Eleni Xhengo e cila është nga Korça, por jeton në Greqi bashkë me familjen.

Eleni është Kampione Bote në hedhjen e shtizës, titull që e ka fituar në muajin tetor.

Por sot Eleni është shpallur edhe atletja më e mirë greke dhe Europaine duke i mundur të gjithë sportistet greke.

Vlerësimi është arritur pas një votimi online, me ndihmën e mediave sociale, ku Elina Xhengo ka marrë 3.470 vota, duke lënë pas Jaroslava Mahucik nga Ukrania me 3150 vota dhe Aleksandra Naseva, Bullgari, me 2731 vota.

Shpallja e shqiptares si atletja më e mirë greke, shihet si një përgjigje ndaj ekstremistëve të cilët së fundmi kanë shkaktuar mjaftë trazira në jug të Shqipërisë