Një lajm i mirë për të gjithë pasagjerët që udhëtojnë drejt vendve të Bashkimit Europian, pritet të gjejë zbatim në mars të 2026.
Radhët e gjata në aeroportet e BE-së që krijohen te kontrolli i pasaportës, si dhe pyetjet e panevojshme që bëhen nga policia kur hyn në një nga shtetet e unionit, do të shmangen.
Çdo pasagjer shqiptar dhe jo vetëm që nuk është pjesë e BE-së, kur të hyjë në këtë zonë, kontrolli i pasaportës nuk do të jetë më fizikisht, por automatik.
“Nëse udhëtojmë nga Shqipëria drejt një vendi të BE-se, ne shkojmë te polici i kufirit për kontroll të pasaportës. Por duke nisur nga muaji tetor 2025 deri në mars 2026 , do të nisë puna që çdo pasagjer që ka një pasaportë biometrike dhe nuk ka nevojë për vizë, nuk do të ketë më kontroll fizk të pasaportës, por do të jetë me skanim të saj, apo do të jetë nëpërmjet gjurmës së gishtit. Këtë e vendos vetë aeroporti. Kjo periudhë 6-mujore do të jetë tranzitore. Vendimi thotë se në mars 2026 nis zbatimi në çdo aeroport të Eruopës”, sqaroi Maksim Ethemaj, kreu i Autoritet të Aviacionit Civil, gjatë një interviste për Vizion Plus.
Ky rregull i ri vjen në një moment, kur nga viti i ardhshëm Komisioni Europian pritet të qartësojë edhe rregullin tjetër, atë të aplikimit on line të një kërkesë për udhëtim apo vizë, e cila do të jetë me afat 5-vjecar. Ende nuk ka një datë të zbatimit të këtij rregulli. Paralelisht, një tjetër risi për pasgjerët do të nisë zbatimin. Do të hiqet kufiizmi për sasinë e lëgjeve që do të mbahen në bagazhin e dorës.
“Komisioni Europian ka marrë vendimin që të heqë saksionet për 100 ml likuid që mbajnë pasagjaret në bagazhet e dorës. Por ky rregull i është lënë për implementim aeroporteve, sepse do të varet nga teknologjia që ata kanë. Po, aeroporti i Tiranës e ka këtë teknologji që lejon heqjen e kufizimit të këitj kufiri për likuidet, pasi ka dy pajise scanner. Por për klientë të veçantë me pajisje specifike, do të mbeten në fuqi rregullat e vjetra. Por do të ketë një fushatë informimi se kush do të jenë përfituesit”, sqaroi Ethemaj.
Të dhënat tregojnë se 34% e vonesave në aeroporte vijnë pikërisht për kontrollet në scanner për likuidet. Edhe për këtë risi, aeroportet kanë një kohë trazitore të marrin masat, për ta zbatuar në fillim të 2026.