Cikloni “Ianos” në Greqi merr tjeter drejtim, ja zonat që pritet të preke sot

1033
0

Cikloni “Ianos” që preku Greqine ka shkaktuar dhe nje humbje jete në vendin fqinj. Mediat greke raportojnë se si pasojë, një grua në fshatin Vasili të Farsala, u gjet e pajetë , pasi nuk mundi t’i shpëtonte ujit të vrullshëm. Ndërkohë, dy persona rezultojnë të zhdukur në Karditsa.

Harku i stuhisë, sipas një harte më të re, pak para orës 7 të mëngjesit te sotem, duket se është transferuar në Evia dhe ishujt e Egjeut, ndërsa një front i dytë, më i vogël, manifestohet në vargmalin e Parnassos.

Fatmirësisht duket se fronti i tretë në zonën e Thesalisë dhe Volos, duket se është tërhequr, shkruan Protothema.

Të dy frontet e stuhisë – Jon dhe Thesali – u bashkuan në lartësinë e Evijës juglindore, duke formuar keshtu një hark që shtrihet nga Evia veriore dhe Fthiotida, në zonën detare në jugperëndim të Peloponezit, duke kaluar Kythira, prefektura e Chania.