1.5 C
Tirana

Cifti adopton 3 djemtë e fqinjes që nderroi jete, kur ata kthehen në shtëpi i pret surpriza që i ka përlotur të gjithë (Video)

Date:

Share:

Audrey ishte një nënë beqare me 3 fëmijë të cilëve u është dashur të përballen me ashpërsitë e jetës: një ditë ajo filloi të mos ndihej aq mirë dhe u detyrua të shkonte në spital për të kontrolluar shëndetin e saj, e ndërkohë, gruaja pyeti nëse në lagje dikush mund të kujdesej për 3 djemtë e saj; për fat të mirë një fqinje e quajtur Tisha iu përgjigj apelit dhe pranoi kërkesën e saj, ajo ishte nëna e pesë fëmijëve, dhe edhe pse nuk kishte shumë hapësirë në shtëpi zonja Tisha ishte më shumë se e lumtur për t’i dhënë ndihmë fqinjes së saj.

Pak pas analizave u zbulua se Audrey kishte kancer në stomak, për fat të keq ai ishte i paoperueshëm dhe për këtë arsye gruaja kuptoi se nuk i kishte mbetur shumë kohë për të jetuar.

Audrey ishte e shqetësuar për djemtë e saj, ajo donte të sigurohej se tre fëmijët e saj do të kishin një familje pas vdekjes së saj dhe për kët shkak se ajo luftoi me të gjithë forcën të jetë në gjendje për të përmbushur detyrën që i kishte vendosur vetes, shkruan ShkodraNews.

Audrey dhe Tisha nuk ishin mikesha, rutinat sfiduese të dy nënave i kishin penguar të dyja të mund të bëheshin mikesha gjatë viteve në të cilat ata ishin fqinje.

Edhe pse ata nuk ishin mikesha të ngushta, zonja Tisha dhe burri i saj, ishin më shumë se të lumtur për të ndihmuar Audrey-n dhe fëmijët e saj, me kërkesën e nënës së tyre që po nderronte jete. Zonja Tisha ra dakord për t’u bërë kujdestarja ligjore e tre fëmijëve dhe i mori ata të jetojnë në shtëpi së bashku për 5 fëmijët e saj; pas kësaj znj. Audrey nderroi jete.

Pavarësisht vështirësive të konsiderueshme (shtëpia nuk ishte shumë e madhe dhe barra financiare e të pasurit për t’u kujdesur për 3 fëmijë më shumë nuk ishte aspak indiferente) bashkëjetesa ishte shumë e qetë dhe Tisha dhe burri i saj u përkushtuan fuqishëm për t’i bërë fëmijët të ndienin sa më pak të jetë e mundur mungesa e nënës së vdekur.

Historia nuk kaloi pa u vënë re dhe opinioni publik është nxitur për të mësuar historinë e Audrey-t dhe 3 fëmijëve të saj.

Fox5 (kanal televiziv në SHBA) vendosi të intervistonte zonjën Tisha dhe bashkëshortin e saj, shkruan ShkodraNews. Me të dëgjuar të gjithë historinë dhe vështirësitë me të cilat ata po përballeshin për të jetuar dhe për t’u kujdesur për tetë fëmijët, një program i njohur është ofruar për të ndihmuar familjen duke u ndërtuar atyre një shtëpi të re.

Në videon më poshtë mund të shihni reagimin e familjes së madhe kur shikojnë shtëpinë e tyre të re dhe fillimin e një jete të re të gjithë së bashku. Videoja është në gjuhën angleze, por reagimi i këtyre njerëzve të mirë nuk ka nevojë për fjalë.

Subscribe to our magazine

━ te tjera..

Rama fton turistët të vizitojnë Shqipërinë në gjuhë të ndryshme nëpërmjet Inteligjencës Artificiale (Video)

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Berlin, në kuadër të Panairit të Turizmit. Ndërkohë ai ka publikuar në rrjetet sociale një video ku shfaqet duke...

Gjendet i vdekur vëllai i Unikkatil, ja çfarë gjeti policia në banesë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen kësaj të diele (2 mars) në Prishtinë, ku është gjetur i pajetë në një banesë Mentor Palokaj,...

Rama ‘përplaset’ me gazetarin izraelit në Berlin: U lëmë juve tokën ta pushtoni

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në konferencën për shtyp përpara hapjes së Panairit Ndërkombëtar të Turizmit, ku Shqipëria është përzgjedhur si “Vendi i Nderit”...

Anomali e Motit, sinoptikani zbulon cfarë pritet ditët në vijim: Pjesën e dytë të javës temperaturat pritet të..

Gjatë kësaj jave moti në vend do të njohë një përmirësim të dukshëm ku nuk do të mungojnë rrezet e diellit. Sinoptikani Hakil Osmani...

Habit i riu shqiptar në Itali, ja çfarë fshihte në trungun e lajthive

Një shqiptar është arrestuar në Itali, për prodhimin e lëndëve narkotike. 35-vjeçari është kapur duke shpërndarë lëndë narkotike, në bashkëpunim me një 24-vjeçar, po ashtu...
spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.