Çfare po ndodh me transportin publik në Tiranë? Ja vendimi i fundit që u mor sot

2210
0

Transporti në Shqipëri është hapur aty ketu. Ndërkohë në Tiranë as të premten nuk do të dalin në punë autobusët urbanë.

Vendimi është marrë nga Unioni i Shoqatave të Transportit Publik në një takim me administratorët e autobusëve ndërqytetës si dhe me përfaqësues të urbanëve. Ata nuk dalin në rrugë, pa u ndryshuar protokolli dhe pa u plotësuar kërkesat e tyre.

Heqje akcizës për naftën, si dhe e TVSH-së për vitin 2020, rimbursim për vendet që bosh, biletë edhe për kategoritë me libreza apo abone, dhe rimbursimin e tyre ta marrë përsiër shteti, janë ndër kërkesat që kanë mbetur pa firmë miratimi.

Zbatimi i protokollit sipas tyre është i vështirë, ndaj fatorinot dhe shoferi nuk duhet të gjobiten nëse pasagjerët nuk respektojnë rregullat.