Çfarë po ‘thuret’ mes tyre? Arbana Osmani për drekë tek Ardit Gjebrea (Foto)

1233
0

Moderatorja Arbana Osmani duket se është kthyer në Tiranë nga pushimet e saj nëpër botë.

Ditën e sotme, Arbana ka zgjedhur që të drekojë me familjen e Ardit Gjebreas, Anën dhe Anilën. Drekë të cilën e kanë shoqëruar edhe me një foto të publikuar në rrjetet sociale.

“Drekë e bukur me këtë familjen e bukur,”-shkruan Arbana. Ndërsa fotoja është ripostuar nga Arditi që shkruan: Shoqëria jote ishte e bukur!

Vetëm pak kohë më parë, Arbana Osmani njoftoi largimin e saj nga Top Channel, ndaj gjatë drekës mund të jetë biseduar lidhur me ndonjë bashkëpunim të mundshëm.