Të vendosur prej disa ditësh para Kryeministrisë, studentët kanë paraaljmëruar për bojkot kombëtar të mësimit dhe një protestë masive për ditën e nesërme.
Në rrjetet sociale është publikuar axhenda e ditës së nesërme, ku u kërkohet të gjithë qytetarëve t’u bashkohen në orën 10 para Kryeministrisë, ndërsa protesta e tyre do të vijojë nëpër fakultete që në orën 8:30.
Ata në vijim bëjnë thirrje për mospërfshirjen e partive politike në protestë.
Më poshtë axhenda e plotë:
![](https://shqiptari.net/wp-content/uploads/2018/12/protesta-1.jpg)