Çfarë po planifikojnë Alketa dhe Vera Grabocka, për “Taramelen” e Piter Panit?

1829
0

Emisioni për fëmijë “Në kurthin e Piter Pan”, po sjell çdo të hënë, buzëqeshje, në familjet shqiptare.

Një nga fëmijët që ka marrë zemrën e të gjithëve është Xheison Bafti, i cili nuk artikulon dot shkronjën “K”, dhe gjithmonë e thotë “T”.

Xheisonin të gjithë e njohim si “Tramelja e Piter Panit”, dhe për një fëmijë kaq të veçantë, regjisorja Vera Grabocka dhe moderatorja Alketa Vejsiu kanë përgatitur diçka të bukur.

Përmes një postimi në Facebook, Alketa shkruan: “Bashkë me Vera Grabockën dhe Tv Klanin po mendojmë diçka të bukur për këtë djalë! #astarisborn”.

Edhe më parë Alketa ka premtuar për Xheisonin një gjë të bukur, por se çfarë, mbetet për t’u zbuluar në ditët vazhdim./E.B-dritare.net