Çfarë po ndodh tek Astiri/ Banorët gjithë natën zgjuar, zhduken…

537
0

Me sa duket Ministria dhe policia nuk e ka lënë me aq atxë që ndodhi dje para parlamentit. Kjo pasi gjatë natës ka pasur të tjera zhvillime.

Menjehërë pas mbylljes së protestës së pasdites në zonën e Unazës së Re policia e shtetit ka nisur një fushatë tërrori dhe arrestimesh në masë të banorve.

Bëhet e ditur se deri në mengjesin e sotshën numri i të arrestuarve nga radhët e banorëve të Astirit pas protestës së djeshme përpara ambienteve të Kuvendit ka qenë shumë i madh.

Asnjë burim policor nuk konfirmon arrestimet të cilat kanë nisur që pas protestës të parlamentit e më pas tek spitali i traumës e deri pas protestës së darkës në Astir. Nga Policia është njoftuar vetem arrestimi i 11 personave, mes tyre dhe një minoren dhe një grua, arrestime keto të shikuar Live dhe duke përdorur dhunën policore.

Emrat e të arrsturave te djeshme dhe per te cilet ka njoftuar policia janë.

-Alban Ahmetcenaj, 36 vjeç;
– P. A., 17 vjeç; – Fluturim Goleci, 30 vjeç; n– Rruzhdi Daci, 53 vjeç; – Marsel Villari, 28 vjeç;
– Erjona Dozhani, 30 vjeç; – Lulzim Dozhani, 45 vjeç; – Dorjan Protoduari, 30 vjeç – Ali Nalic, 35 vjeç;
– Amarildo Sinanaj, 30 vjeç; – Shpati Bilbili, 31 vjeç.

Ndërkohë që protesta e pasdites së djeshme u shoqërua po ashtu me konfrontime mes banorëve dhe policisë, ndërsa nuk u kursyen as deputetët e PD-së të cilët ishin në mbështetje të protestuesve.

Më pas shoqërime me forcë pati edhe pas hedhjes së këpucës në drejtim të kreut të qeverisë Rama në ambientet e Spitalit të Traumës.

Duket se frika nga protesta ka nxitur qeverinë të urdhërojë arrestime në masë të banorëv të cilët kanë premtuar se protesta do të vazhdojë dhe nuk do të ndalet.