Ende pa ardhur stina e thatë e Verës, kanë filluar zjarret masive ne pyjet e Spanjës.
Një vatër e madhe zjarri ka shpërthyer pak ditë më parë në rajonin e Valencias duke shkrumbuar mbi 4 mijë hektarë pyje dhe bimësi në këtë zonë, kjo gjë ka bërë që mbi 1500 banorë të braktisin shtëpitë e tyre.
Spanjollët bënë njoftimin ditën e sotme se me ndihmen e mbi 500 zjarrfikësve, si dhe 20 avionë dhe helikopterë, arriten që vatra e madhe të mbahej nën kontroll, duke ndaluar përparimin e mëtejshëm te zjarrit. Erërat e forta ishin shaku kryesor që cuan në përhapjen e shpejtë të flakëve.
Studimet e fundit tregojnë se ngrohja globale shkaktoi dimrin më të thatë në mënyrë të pazakontë në disa rajone të jugut të Europës.
Nisja më shpejt se vitet e kaluara të vatrave të zjarrit, ka përhapur frikën e ripërsëritjes së katastrofës së vitit të kaluar kur gjatë verës u shkrumbua dyfishi i mesatares së hektarëve që digjen zakonisht çdo sezon.