Cfare po ndodh/ Operacion i madh i Policisë së Tiranës, shoqërohen mbi 60 persona, punonin për një izraelit..

95
0

Mbi 60 perona janë shoqëruar në Policinë e Tiranë pas një aksioni për goditjen e veprimtarisë në fushën call centerave. Paraprakisht bëhet me dije se 28 prej të shoqëruarëve janë arrestuar dhe për ta do të vazhdojnë hetimet.

Operacioni ka nisur prej pasdites së djeshme dhe po vazhdon dhe aktualisht.

Dy muaj më parë Policia dhe Prokuroria e Tiranës nisën një hetim të thelluar pasi shumë shtetas të huaj janë mashtruar dhe kanë paguar shuma të mëdha parash, për llogari të disa call centerave që ndodhen në vendin tonë.

Të arrestuarit punonin për një kompani izraelite që vepron në vendin tonë.

Procedimi është kryer për mashtrim kompjuterik dhe me pasoja të rënda, ndërsa të përfshirë dyshohet se janë edhe shtetas të huaj, shkruan newsbomb.al. Bëhet fjalë për Call Centera që funksionojnë si bursë, me terma teknik të njohur si forex.

Vijon…