Skip to content

Çfare po ndodh në Tiranë/ Kontrolle “Blic” , proçedohen mbi 60 shoferë

  • by

Policia rrugore në Tiranë ka zbritur në terren për të monitoruar të gjitha rrugët të cilat mendohen si burim i lartë aksidenti për këmbësorët.

Gjatë këtij aksioni, Policia Rrugore ka proceduar 64 drejtues mjetesh për parkime të gabuara dhe për mosdhënien e përparësisë ndaj këmbësorëve.

“Rrugoret e kryeqytetit kanë vijuar monitorimet dhe kontrollet me përzgjedhje edhe në orët e mbrëmjes, në disa nga rrugët kryesore, ku ka prezencë të madhe këmbësorësh dhe rreziku për tu përfshirë në ngjarje rrugore është më evident.

Nga kontrollet policore në formën e patrullimit dhe monitorimit në këto segmente rrugore janë evidentuar dhe proceduar 42 drejtues mjetesh për mosdhënie përparësie ndaj këmbësorëve, si dhe 22 drejtues të tjerë për shkelje të tjera, kryesisht për parkime të gabuara në vendkalimet e këmbësorëve dhe rrugëkalimet e mjeteve.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Please follow and like us:
fb-share-icon0
Tweet 20

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.